
Edhe pse kemi hyrë në stinën e vjeshtës dhe sezonin veror është drejt përfundimit sërish Shkodra me destinacionet e saj po mirëpresin turistë që vijnë nga e gjithë bota.
Sipas turistëve në këtë periudhë destinacionet që frekuentojnë me teper janë Alpet dhe shtegu Valbonë-Theth.
Gjithashtu turistët vlerësojnë edhe qytetin dhe gjallërinë gjatë mbremjeve në zonën muzeale të Gjuhadolit.
Operatorët turistike konfirmojnë se rezervimet vijojnë edhe gjatë ditëve në vazhdim duke e kthyer Shkodrën në këtë mënyrë si një ndër destinacionet kryesore të vendit gjatë 12 muajve të vitit.


