Kryetari i Bashkisë Shkodër në rrjetet sociale :

Shkodra, drejt një transformimi të ri urban! 🌳🚲

Një tjetër hap i rëndësishëm për të ardhmen e Shkodrës! Fondi Shqiptar i Zhvillimit ka shpallur sot garën për projektimin e “Kopshtit Linear dhe Aksit Multimodal Veri–Jug”, një ndërhyrje që synon t’i japë një dimension të ri hapësirës urbane, nga Sheshi Demokracia deri te rrethrrotullimi i Bypass-it.

Projekti përfshin Bulevardin Studenti, Sheshin Parrucë, Bulevardin Zogu I, Xhabijen dhe Rrugën Mbreti Gent, duke synuar krijimin e një aksi më të gjelbër, më të sigurt dhe më funksional, me më shumë hapësira për këmbësorët, biçikletat dhe transportin publik.

Një projekt që lidh qendrën historike me parkun e ri në hyrje të qytetit, duke krijuar një vazhdimësi urbane dhe duke ruajtur identitetin e Shkodrës si qytet i biçikletave, gjelbërimit dhe turizmit.

Kjo ndërhyrje është pjesë e programit “Porta e Alpeve”, financuar nga Qeveria Shqiptare dhe Bashkimi Evropian nëpërmjet Bankës Evropiane të Investimeve, zbatuar nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit, me Bashkinë Shkodër si partner kryesor.

Dhe ky është vetëm fillimi! Në vijim kemi projekte të tjera të rëndësishme: modernizimin e transportit publik, përfundimin e rrugës së re të Velipojës, itinerarin e biçikletave përgjatë Liqenit të Shkodrës dhe Bunës deri në Adriatik, si dhe sistemin e ri muzeal të qytetit.

Shkodra e së ardhmes po merr formë, me projekte që respektojnë historinë e saj dhe i hapin rrugë zhvillimit!

SHKARKO TANI
Artikulli paraprakKRYEMINISTRI RAMA NJOFTON NGRITJEN E MINISTRISË SË ADMINISTRATËS PUBLIKE, ZBULON EDHE EMRIN E DREJTUESES: TË ZGJEROJMË GAMËN E DETYRAVE DHE AMBICIEVE
Artikulli tjetër“SHQIPËRIA MBYLL KAPITULLIN E KATËRT”/ ANËTARËSIMI NË BE, RAMA: NIS NUMËRIMI MBRAPSHT I KOHËS DREJT OBJEKTIVIT HISTORIK