Qarku i Shkodrës vijon të mbetet një prej zonave më problematike sa i përket kultivimit dhe trafikimit të lëndëve narkotike. Në mbledhjen e Task Forcës të Antikanabisit në Prefekturën e Qarkut Shkodër, prefektja Majlinda Angoni bëri të ditur se gjatë vitit 2022, nga të dhënat zyrtare janë shënuar 89 raste më shumë se në vitin 2021 të goditjes së kultivimit të narkotikëve.

Prefektja Angoni tha se individë dhe grupe kriminale vijojnë që të bëjnë përpjekje për kultivimin e kanabisit.

Fakti që Shkodra vijon të jetë një qark problematik sa i përket drogës, Prefektja Angoni kërkoi që drejtuesit e institucioneve të marrin përgjegjësi për kontrollin e territorit që mbulojnë.

Kryesisht zonat malore të qarkut Shkodër vijojnë të mbeten problematike sa i përket kultivimit të kanabisit ashtu siç edhe shtëpitë e barit në qytete janë kthyer në një shqetësim serioz.

 

Artikulli paraprakSPAHIA: NGA QERSHORI MBËSHTESIM TAEKWONDO
Artikulli tjetërDROGA, DREJTORI I POLICISË: QASJE E RE KUNDËR KRIMIT