
Pas përfundimit të muajit të begatë të Ramazanit, besimtarët myslimanë festojnë sot Fitër Bajramin. Mëngjesin e kësaj të premteje, qindra besimtarë myslimanë u mblodhën në sheshin pranë xhamisë “Ebu Beker”, ku kryen faljen e namazit, duke shënuar kështu nisjen e festimeve për këtë ditë të shenjtë.
Në fjalën e tij, zëvendës myftiu i Shkodrës, Arben Halluni, vuri theksin tek rëndësia e forcimit të vlerave të familjes natyrale, sidomos në një botë që po ndryshon me ritme të shpejta dhe që shpesh sfidon traditat dhe identitetin shoqëror.
Fitër Bajrami vijon të mbetet një moment reflektimi, solidariteti dhe bashkimi mes njerëzve, duke përcjellë mesazhe paqeje, harmonie dhe mëshire për të gjithë besimtarët dhe më gjerë. Star Plus uron të gjithë besimtarët myslimanë: gëzuar dhe me zemër të bardhë Fitër Bajramin.






