Tradita e petullave të karnavaleve është sjellë mjeshtërisht në pedonalen e Shkodrës nga Mrizi i Zanave, duke i dhënë qytetit një atmosferë festive dhe plot shije. Sipërmarrësi Altin Prenga u shpreh se është bashkuar me kënaqësi kësaj feste, e cila ka sfiduar zymtësinë e këtyre ditëve, duke sjellë gjallëri dhe gëzim për të gjithë qytetarët.

Ndërkohë, Bashkia Shkodër ka kthyer hollin e saj në një hapësirë kreative për fëmijët. Për Kllounin Erind, kjo ka qenë një nismë e mrekullueshme, pasi të vegjlit po shijojnë maksimalisht karnavalet përmes lojërave dhe ndërveprimit.

Nga ana tjetër, qytetarët kanë shijuar edhe spektaklin e ofruar nga Mapin, një koncept inovativ që ka veshur institucionet e qytetit me ngjyra dhe drita, duke e bërë festën edhe më magjike.

Artikulli paraprakSHKODËR, STERILITETI NË RRITJE
Artikulli tjetërBISEDA E FUNDIT E ANILËS ME KOLEGËT