Shirat e shumtë në të gjithë territorin e vendit, veçanërisht në zonën verilindore kanë shtuar prurjet e lumenjve. Në dy hidrocentralet kryesore të kaskadës së Drinit, në hidrocentralin e Komanit dhe Vaut të Dejës niveli i ujit ka arritur në kuotën maksimale të lejuar, ndaj KESH ka nisur shkarkimet e kontrolluara edhe pse jo te paralajmeruara apo bera zyrtare.

Të dhënat e fundit nga KESH tregojne se niveli i ujit në HEC-in e Komanit ka arritur në 174.53 m, vetëm një metër larg maksimumit të lejuar.HEC-i ka filluar shkarkimin e ujit me 600 m3/s/. Edhe në HEC-in e Vaut të Dejës niveli i ujit është vetëm 1 metër larg pikes kritike ndaj KESH ka nisur shkarkimet nga tunelet me 300 m3/s.

Ndërsa baseni më i madh, ai i Fierzës vihet në punë vetëm në orët e pikut. Niveli i ujit në këtë hidrocentral është rritur me 2 metra në 24 orët e fundit, por sërish është shumë larg pikës kritike. Nderkaq shkarkimet duken te frikshme duke qene se nenshkodra perhere eshte permbytur pasi jane hapur portat.

Artikulli paraprakMUNGESA E UJIT, UJËSJELLËS KANALIZIME SHKODËR NJOFTON QYTETARËT
Artikulli tjetërINSTITUTI I GJEOSHKENCAVE PARALAJMËRON TË TJERA PËRMBYTJE ORËT NË VIJIM