Kur jemi në ditën e tretë të vitit të ri, duket se qyteti I është kthyer normalitetit pas festave të fundvitit. Rrugët janë mbushur edhe një herë me njerëz të cilët I gëzohen motit të mirë me diell dhe me temperatura normale.

Pas pushimit 2-ditor në fillim të janarit në datat 1 dhe 2, tashmë hapësirën më të madhe të ditës e zënë angazhimet në punë apo në familje. Bashkë me lëvizjet e qytetarëve janë kthyer edhe bizneset e ndryshme të cilat I janë kthyer aktivitetit të tyre normal.

Nga ana tjetër, trafiku në kryqëzimet kryesore të qytetit por edhe në rrugë të tjera duket se është normalizuar. Në këtë situatë duket se ka ndikuar edhe largimi I një pjesë të madhe të migrantëve drejt shteteve të tjera ku janë të punësuara duke bërë që radhët e gjata në trafik të përqëndrohen në pikat kufitare si ajo e Muriqanit ose në Han të Hotit.

Atmosfera festive vazhdon të ndihet akoma në rrugët e qytetit ku njerëzit akoma urojnë për një vit të ri me mbarësi e suksese. Lëvizjet më të mëdha vihen re në sheshet kryesore ku ofrohen më shumë shërbime për qytetarët. Me kalimin e ditëve, e gjithë atmosfera e festave zbehet duke bërë që të gjithë njerëzit t’I kthehen monotonisë së përditshme mes angazhimeve në punë dhe jetën familjare.

Artikulli paraprakPIKA KUFITARE E MURIQANIT, SITUATA NORMALE PAS FESTAVE
Artikulli tjetërPOLICIA E SHKODRËS, OBJEKTIV PËR 2020-ën SIGURIA NË RRUGË