Qarku i Shkodres eshte perfitues i projektit te mbeshtetur nga ambasada gjermane, per hartimin e planeve te riskut nga permbytjet. Ky plan eshte prezantuar ne Shkoder me pjesmarrjen e te gjithe institucioneve, ku prezente ka qene edhe zv ministria e mjedisit, Oljana Ifti e cila u shpreh se ky plan eshte nje model per rajonin e ballkanit.

Por prefekti i Qarkut te Shkodres, duke vleresuar takimin gjate fjales se tij u shpreh se shkodranet nuk kerkojne plane, por duan qe te mos permbyten me.Kryetarja e Keshillit te Qarkut te Shkodres, Greta Bardeli, u ndal ne rendesine e ketyre planeve, te cilat jane mbeshtetur edhe nga ky institucion.Por nga ana tjeter, zv ambasadorja gjermane, ne Shqiperi, gjate ketij prezantimi, deklaroi se qeveria Gjermane, eshte e gatshme te investoje per te miminizuar rrezikun e permbytjeve ne Shqiperi.Ky plan i cili u prezantua ne Shkoder, eshte bazuar ne direktiven euiropiane per permbytjet, dhe eshte hartuar nga ekspertet nderkombetare.