
Atmosfera këtë muaj festiv në Shkodër ka qenë vërtet e jashtëzakonshme. Qyteti është mbushur me njerëz, drita dhe emocione. Qytetarët e Shkodrës, emigrantët e kthyer për festat, por edhe turistët, shprehen se po i shijojnë maksimalisht këto ditë festive. Për të gjithë, dëshira e përbashkët është që viti 2026 të sjellë më shumë shëndet, paqe dhe mbarësi.”
Shkodra e mbyll këtë vit mes dritave, festës dhe shpresës, me urimin që 2026 të jetë një vit edhe më i bukur për të gjithë.






