
Historia mbi dy mijë vjecare që mbartë dhe bukuritë natyrore që e rrethojnë e bëjnë Shkodrën ndër qytetet më të vizitueshme në Shqipëri gjatë dymbëdhjetë muajve të vitit.
Ndonse jemi jashtë sezonit sërish në rrugët e qytetit vërehen turistë të huaj. Sipas zyrës së informacionit të turizmit kryesisht turistët gjatë kësaj periudhe vijnë nga europa
Moti i pa qëndrueshëm ka ndikuar në lëvizshmërinë drejt alpeve, por të tjera atraksione po vizitohen në këtë periudhë
Për shkak edhe të eksperiencës specialistia e zyrës se turizmit Imelda Mullini thekson së rritja e vizitueshmërisë pritet të nis gjatë pranverës
Bashkia Shkodër ofron zyrën e informimit krahas qytetit të Shkodrës edhe në Thethë, ndërkoh që Administrata e Zonave të Mbrojtura ka një të tillë në zonën turistike të Velipojës






