Megjithëse jemi në fund të muajit tetor interesi i turistëve pët të vizituar Shkodrën mbetet i lartë. Turistë të shumtë jo vetëm nga Europa por edhe nga kontinente të tjera si Amerika jugut apo Azia po vizitojnë atraksionet në rajonin e Shkodrës gjatë kësaj periudhe. Falë kombinimit të pasur të historisë me kulturën, natyrën, por edhe me mikpritjen bën që Shkodra të tërheq cdo vit e më tepër turistë.

Operatorët turistik thonë se vendet më të vizitueshme janë ato malore. Të favorizuar edhe nga moti i qëndrueshëm, turistë të shumë po vizitojnë Shkodrën dhe atraksionet e saj .

Sipas guidave turistike rezervimet vijonë kryesisht në zonat malore si Thethi, Boga por edhe Vermoshi dhe Lepusha.

https://youtu.be/weV5eDkqAeQ

SHKARKO TANI
Artikulli paraprakLEZHË, ÇDO TRE DITË NJË AKSIDENT
Artikulli tjetërAKSIDENT NË LEZHË, PLAGOSET I RIU