Shkodra është shndërruar në kryeqendrën e aktivizmit mjedisor në vend. Ditën e sotme, qyteti verior ka mirëpritur “Ditën Kombëtare të Aktivizmit”, një ngjarje kjo e dedikuar tërësisht mbrojtjes së mjedisit dhe ndërgjegjësimit qytetar.

Ky aktivitet u organizua në kuadër të projektit të njohur “GreenAL” mbështetutr nga ambasada suedeze duke bërë bashkë përfaqësues të institucioneve publike, organizata të shoqërisë civile, si dhe dhjetëra aktivistë.

Përmes kësaj nisme, ambjentalistët apeluan për më shumë kujdes ndaj natyrës, duke treguar se ndryshimi i madh mjedisor fillon nga ndërgjegjësimi dhe angazhimi i secilit.

Dhjetëra të rinj aktivistë u bënë pjesë e një aksioni masiv për pastrimin e bregut të Liqenit të Shkodrës, një nga pasuritë më të çmuara natyrore të zonës, e cila shpesh vuan nga dora e papërgjegjshme e njeriut.

Artikulli paraprakBURRI VRET GRUAN NË SHKODËR, POLICIA JEP DETAJE
Artikulli tjetërSHKODRA MIRËPRET “DITËN KOMBËTARE TË AKTIVIZMIT”