Nata e ndërrimit të viteve në Shkodër është shënuar nga dritat e fishekzjarrëve që kanë ndriçuar qiellin mbi qytet, ndërsa rrugët dhe sheshet kryesore janë mbushur me qytetarë që kanë zgjedhur ta përjetojnë këtë moment jashtë mureve të shtëpive. Qëndra e festimeve ishte vendosur në sheshin para bashkisë së Shkodrës ku qindra qytetarë u mblodhën për të pritur momentin e ndërrimit të viteve në ritmet festive të këngëtarit Sidrit Bejleri .

E kthyer tashmë në traditë, ndërrimi i viteve u prit në një atmosferë festive në ambjentet e hotel Colosseo. Ndërkohë administratori i hotel Colosseo Niko Fushaj uroj të gjithë shqiptarët për një vit sa më të begatë. Ndërsa akrepat shënuan orën 00:00 spektakli i fishekzjarrëve ndriçoi Shkodrën. Star PLus përcolli përmes transmetimit të drejtëpërdrejtë në mesnatë atmosferën festive në sheshet kryesore në Shkodër dhe në Lezhë .

Star PLus televizion uron të gjithë Shqiptarët kudo që ndodhen një vit sa më të mbarë, të begatë dhe me sa më shumë lajme të mira për Shkodrën dhe për Shqipërinë.

Artikulli paraprakFËMIJA I PARË NË SHKODËR PËR VITIN 2026 ËSHTË DJALË
Artikulli tjetërALKOOLI DHE VIROZAT, URGJENCA PËRBALLON FLUKSIN E FESTAVE