Kështu ka nisur mbrëmja ne sheshin kryesor te qytetit te Shkodrës, ne aktivitetin festiv qe çdo dite e me tepër po mbledh shkodranet rreth tij, e kësaj here prezent kane qene aktoret e Teatrit Migjeni te cilët kane zgjedhur disa vargje ne këtë mbrëmje festive.

Por gjate kësaj mbrëmje nuk kane munguar edhe urimet për festat. Aktorja e Teatrit Migjeni Merita Smaja gjate një interviste per Star Plus, është shprehur se kësaj radhe shkuan aktoret tek publiku. Shkodra n’fest, një aktivitet i Bashkisë se Shkodrës, ne bashkëpunim me qendrën rinore arka dhe një sere partneresh te tjerë te OJF-ve qe operojnë ne Shkodër, me partner mediatik Star Plus, është kthyer ne kryeqendër te festimeve te Shkodrës duke përcjelle alegri, muzike dhe feste çdo nate ne pedonalen Kole Idromeno te qytetit te Shkodrës.