Shkodra sot ndali frymën! Kujtim Alija mjeshtri i muzikës që u nda nga jeta, pllakosi heshtjen në qytet! Qendra Kulturore e Fëmijëve nga ku Kujtim Alija kishte familjen e dytë u bë pikënisja e parakalimit të kortezhit në nderim të kësaj figure të madhe që u nda nga jeta. Shoqëruar nga banda frymore e qyteti kortezhi u përcoll deri në qendër e më pas nga aty drejt teatrit “Migjeni”….

Familjarë, të afërm, miq pafund të artit e muzikës, breza të tërë që kaloi në duart e tij dhe shumë qytetarë të Shkodrës i dhanë lamtumirën muzikantit, dirigjentit dhe babait të festivalit mbarëkombëtar të fëmijëve Kujtim Alija. Miqtë e kolegët e kujtojnë si një figurë të madhe të artit shqiptar…

Kujtim Alija për 40 vite me radhë kontribuoi pa reshtur në fushën e muzikës duke u kthyer kështu në një prej emrave më të mëdhenj. Kujtim Alija është ai që nga viti 1998 organizoi festivalin mbarëkombëtar të fëmijëve në Shkodër nga ku dolën emra të njohur të muzikës shqiptar, festivalin “Bilbilat e Vegjël Këndojnë” si dhe drejtoi bandën frymore të qytetit si dirigjent. Gjatë karrierës së tij mban shumë çmimë kombëtare e ndërkombëtare, kontribuoi edhe si pedagog në universitetin e Shkodrës dhe Tiranës, ndër themeluesit e medresesë në Shkodër, autor i dy botimeve si dhe një profesionist i një starndardi të lartë por edhe një person tejet solidar ndërsa mban edhe titullin “Mjeshtër i Madh”. Kujtim Alija u nda nga jeta në moshën 60 vjeçare pas një sëmundje të rëndë që e mundoi prej kohësh. Star Plus Televizion i shpreh ngushëllimet familjes dhe komunitetit të artit për këtë humbje të madhe të mjeshtrit Kujtim Alija pa të cilin Shkodra është e mangët!