“Shkodra ndërtohej kur bota shkatërrohej”.

Është ky titulli i ekspozitës së hapur në ambientet e Muzeut Historik Oso Kuka në ditën e katërt të “Javës së Pavarësisë”. Gjatë viteve ’16 – ’18 të shek. të kaluar, kur Shkodra ishte nën administrimin e austrohungarezëve, qyteti hyri në një fazë rikonstruktimi territorial, pasi u ndërtuan rrugë, institucione mësimore, madje u krijua edhe administrata. Përballë një situate të tillë, njerëzit gjetën forcë për të ringritur qytetërimin e tyre. Për drejtorin e muzeut historik, ky jo vetëm që është mesazhi i ekspozitës, por duhet të përdoret gjithashtu në funksion të ruajtjes së objekteve historike.

Artikulli paraprakTREGJET, NË STOM GOLEM DUHEN RRITUR STANDARDET
Artikulli tjetërSPPT SEMINAR NË SHKODËR ME TEMË “DIALOGU SOCIAL”