Mbrëmja e 6 dhjetorit ka shënuar zyrtarisht nisjen e festimeve për krishtlindjet dhe vitin e ri në qytetin e Shkodrës. Në një ceremoni festive mes femijëve të vegjel dhe qindra qytetarëve që dolën në shesh, u realizua ndezja e dritave të festës në sheshin pranë bashkisë së Shkodrës .

Dritat u ndezën njëkohësisht në të gjithë qytetin e Shkodrës duke i dhënë jetë festave të fundvitit. Qytetarë të shumtë të shoqëruar me fëmijet e tyre dolën në shesh së bashku me turistë vendas dhe jo vetëm, për të shijuar spektaklin e dritave dhe të fishekzjarreve.
vox

Shkodra edhe këtë vit është kthyer në qëndër të festimeve për festat e fundvitit.

Artikulli paraprakZHVILLIMET NGA RENDI GJATË 24 ORËVE TË FUNDIT NË SHKODËR
Artikulli tjetërEDHE LEZHA NDEZ DRITAT E FESTAVE