Mjafton një vëzhgim në qëndrën e qytetit të Shkodrës për të kuptuar qartë se askush nuk kujtohet për romët në rrugët e qytetit.

I gjen në cdo cep të Shkodrës, në afërsi të pedonales Kolë Idromeno dhe pranë Bashkisë Shkodër në shumë raste. Cdo ditë, janë bashkëudhëtare të shumë turistëve që vizitojnë Shkodrën, duke u kthyer në një bezdi shpesh herë për ta, e duke lënë për Shkodrën një imazh tejet të shëmtaur. I kemi cilësuar shpesh herë si ato më të privilegjuarit, por skemat mbështetese që i janë sërvirur publikut, por pamja që të ofrohet gjatë kësaj të shtune, në rrugën pedonale në Shkodër është tejet e hidhur.

Bizneset, Agjensitë Turistike, dhe qëndrat e shërbimit në këtë rrugë janë ankuar shpesh herë pranë institucioneve ligjzbatuese që ti largojnë nga rruga këto personazhe që shpesh herë janë kthyer edhe në kontigjent krimi, por shteti vijon të heshtë dhe të beje nje sy qorr dhe një vesh shurdh përballë kerkesave të biznesit. Në letra gjithcka duket rozë, por në realitet, romët i gjen në cdo vend, cka na bën të mendojmë së ky shqetesim do të vazhdojë gjatë në rrugët e Shkodrës.

Artikulli paraprak“SALLONI I VJESHTËS 2017”
Artikulli tjetërPOLONIA MUND 4-1 SHQIPËRINË NË SHTËPINË E SAJ