
Sheshi para “Kinema Republika”, përballë Hotel “Golden Palace”, u mbush mbrëmjen e djeshme me qindra qytetarë dhe të rinj, të cilët iu bashkuan koncertit “WAVE” në qendër të Shkodrës.
Muzika dhe atmosfera festive shoqëruan mbrëmjen, ndërsa në skenë performuan Ghetto Geasy, Majk, DJ Gimbo dhe Fanatek. Të rinjtë kënduan dhe festuan së bashku, duke e kthyer sheshin në një nga pikat më të frekuentuara të qytetit gjatë mbrëmjes.
Koncerti u zhvillua në kuadër të aktiviteteve për Ditën Ndërkombëtare të Rinisë, duke sjellë një mbrëmje me muzikë dhe argëtim për qytetarët e Shkodrës. Për disa orë, qendra e qytetit u kthye në një hapësirë feste, me pjesëmarrje të madhe të të rinjve dhe qytetarëve.






