Ne njesine administrative Velipoje u hap sipari I rrugëtimit ‘Blue Tour’, fushatës informuese ne kuadër te nismës ‘Turizmi i Gjelber’ dhe ‘Ta Pastrojmë Shqipërinë’ duke I paraprirë aksionit kombëtar që do zhvillohet më datë 24 Nëntor ku do nis pastrimi i territorit nga veriu ne jug.

Në takimin e zhvilluar kishte pjesëmarrje nga përfaqësuesit e të gjitha institucioneve rajonale dhe lokale, të cilat do jenë pjesë mbështëse e aksionit kombëtar, që nga Inspektoriati Shtetëror I Mjedisit dhe Pyjeve, përfaqësues të arsimit, përfaqësues të Njësisë Administrative Velipojë .

Ervin shahaj perfaqesues i nismes “te pastrojme shqiperine” foli per harten digjitale e cila nxjerr qarkun e shkodres te ndotur nga Hani i hotit deri ne afersi te Lezhes. Nga ana tjeter Shehaj tha se nevojitet nje çasje e re per mjedisin , ku ai qe ndot gjobitet vecanerisht nese flasim per biznesin

Pika të tjera të diskutimit ishin edhe problematikat e evidentuara gjatë fushatës së muajve Korrik-Gusht që GreenLineAlbania ndermori si pjesë e projektit “Turizmi i Gjelbër” si dhe angazhimi që Njësia Administrative Velopojë do ndërmarrë për përmirësimin e situatës mjedisore kryesisht në zonat turistike.

Artikulli paraprakPËRFAQËSIMI I SHOQËRISË CIVILE NË KLP
Artikulli tjetërINVALIDËT PJESË E FUSHATËS SË LEXIMIT