
TONIGHT STAR PLUS, ANALIZON SITUATËN PARA ZGJEDHORE NË QARKUN E SHKODRËS. Tonight Star Plus, kësaj here në puntatën e radhës I ka kushtuar një vemendje të vecantë situatës para zgjedhore ne Qarkun e Shkodrës.
Në një panel gazetarësh, Tonight analizoi situatën politike në vend por që reflektohet detyrimisht edhe ne Qarkun e Shkodrës. Duke u ndalur në kandidatë të mundshëm por edhe emra konkret, gazetarët e ftuar në Studio, Dashamir Dini, Blerti Delija dhe Ergys Kavaja, kanë dhënë opinionet e tyre në lidhje me atë cfarë pritet të ndodhë në Shkodër në prag të zgjedhjeve të 21 Qershorit. Për rreth 1 orë e 20 minuta, gazetarët kane analizuar situaten me te fundit te politikes pas akuzave te deputetit Doshi, emrat e mundshëm të PD-së për garën për qytetarin e parë të Shkodrës por edhe koalicionet e mundshme që FRD pretendon për të arritur në Shkodër.