“Drejtësi për Klodianin!” Edhe Shkodra iu bashkua sot marshimit protestë që vjen disa ditë pas vrasjes së Klodian Rashës nga një efektiv policie.

Ka një pjesëmarrje të gjerë. Marshimi ka nisur nga sheshi Nënë Tereza, në qendër të Shkodrës, ka përshkuar pedonalen e qytetit. Ndalesa e parë ka qenë para prefekturës për të vijuar më pas deri në fund të pendonales dhe për të ndaluar më pas para selisë së PS-së.

Protestuesit thërrasin: “Drejtësi për Klodianin!” “Rama ik!” Të dorëhiqet Ardi Veliu!

Kur iu afruan selisë së PS-së të rinj dhe fëmijë të vegjël qëlluan me gurë selinë, duke thyer xhamin e derës.

Organizatorët ndërhynë për të ndaluar përshkallëzimin e mëtejshëm.

Artikulli paraprakMESAZHI I METËS PËR TË RINJTË: MOS KINI FRIKË NGA NDRYSHIMI, MOS PRISNI
Artikulli tjetërTË MITURIT HYJNË BRENDA SELISË SË PS NË SHKODËR, SHKATËRROJNË ÇDO GJË