SIPAS INSTAT NË KËTË TRE MUJOR KA PASUR NJË RRITJE TË NUMRIT ME 13.3%. Arriti në 145.478 numri mesatar i personave të regjistruar si punëkërkues të papunë gjatë 3-mujorit të parë, ku qarqet e Tiranës, Fierit, Elbasanit dhe Shkodrës regjistruan numrin më të madh të punëkërkuesve, ndërsa shkalla e papunësisë së regjistruar, 13,3 %.

Sipas INSTAT, numri i punëkërkuesve të papunë të regjistruar në tremujorin e parë 2015 u rrit me 1,4 %, ose me 1.971 persona më shumë në krahasim me tremujorin e parë 2014.   Në tremujorin e parë, 4,9 % e punëkërkuesve të papunë të regjistruar përfituan pagesë papunësie, ku në qarkun e Tiranës përbëjnë 9,3 % të punëkërkuesve të papunë të regjistruar dhe në qarkun e Gjirokastrës 4,2 % të punëkërkuesve.   Krahasuar me tremujorin e 4-t 2014, vërehet se numri i punëkërkuesve të papunë të regjistruar që përfitojnë pagesë papunësie është ulur me 434 persona në tremujorin e parë 2015.    Numri mesatar i familjeve që përftuan ndihmë ekonomike këtë tremujori u ul me 1,5 % krahasuar me tremujorin e katërt 2014 dhe për pasojë, fondi mesatar mujor i ndihmës ekonomike u ul me 1,1 %.   Qarqet Dibër, Shkodër, Elbasan dhe Kukës kanë numrin më të madh mesatar të familjeve që trajtohen me ndihmë ekonomike. Vërehet se numrin më të madh të familjeve të tilla si në bashki edhe komuna, e kanë më së shumti familjet me nga 4 persona.

Artikulli paraprakVIDEO SKANDALI, REAGOJNË QYTETARËT SHKODRANË
Artikulli tjetërSOKOL MJAÇAJ TË MËRKURËN PARA TOGAVE TË ZEZA