Në skenën e Teatrit “Migjeni”, publiku shkodran përjetoi një mbrëmje të veçantë, ku arti, kujtimet dhe ndjesitë u ndërthurën në një rrëfim të përbashkët për qytetin dhe krijimtarinë. Aktiviteti, me titull “Shkodra nga sytë e Artistëve”, ishte pjesë e Karavanit Kombëtar “Zërat e Artit”, një nismë që synon të sjellë më afër njerëzit me artistët dhe rrëfimet e tyre personale.

Artistë të njohur si Robert Radoja, Rita Gjeka, Primo Shllaku, Arjola Zadrima, Eltjana Shkreli, Jozef Shiroka dhe Uarda Albunesa ndanë me publikun momente nga jeta e tyre artistike, lidhjen me Shkodrën dhe mënyrën se si ky qytet ka ndikuar në formimin e tyre profesional dhe njerëzor.

Takimi u shndërrua në një hapësirë reflektimi e emocioni, ku arti u bë ura që lidh kujtesën me të tashmen.
“Zërat e Artit” do të vijojë rrugëtimin e tij në qytete të tjera të vendit, duke sjellë historitë e krijuesve shqiptarë më pranë publikut.
Këtë mbrëmje të vecantë do ta ndiqni eksluzivisht në ditën në vijim në ekranin e Star Plus televizion.

Artikulli paraprakMBILLEN FIDANË NË SHTËPINË E FËMIJËS 0-5 VJEÇ
Artikulli tjetërLEZHA I BASHKOHET FUSHATËS PËR MBROJTJEN CIVILE