Edhe këtë të hënë, Shkodra është zgjuar nën trafikun e rënduar. Që në orët e mëngjesit, në hyrje të qytetit janë krijuar radhë të gjata automjetesh, duke sjellë vështirësi në qarkullim.

Fluksi i makinave është shtuar edhe për shkak të lëvizjeve drejt zonave turistike të Shirokës, por edhe në drejtim të qytetit të Shkodrës dhe pikës kufitare të Hanit të Hotit.

Situata e trafikut pritet të jetë e ngarkuar edhe gjatë orëve në vijim, veçanërisht në akset kryesore hyrëse dhe dalëse të qytetit.

Në nisje të një tjetër jave të sezonit turistik, trafiku vijon të mbetet një prej problematikave kryesore për qarkullimin në Shkodër.

https://youtu.be/KJhN2izEbAQ

SHKARKO TANI
Artikulli paraprakRANA E HEDHUN TËRHEQ TË HUAJT
Artikulli tjetërKURBIN, KANOSI ME ARMË 3 SHTETAS, ARRESTOHET 34-VJEÇARI