Kandidati për deputet në radhët e PD për qarkun e Shhkodrës, Helidon Bushati, ka reaguar pas deklaratës së Ramës që Shkodra nuk bëhet me Helidonin.

Menjëherë Bushati ka postuar një status në faqen e tij në Facebook ku shkruan se Kryeministri Rama është katandisur kaq keq sa edhe propanganda e ndryshkur 3D që e ka mbajtur në këmbë këto vite, e tradhëtoi.

Më poshtë mund të lexoni reagimin e Helidon Bushatit.

REAGIMI I HELIDON BUSHATIT
Nuk i ecën me Shkodrën. Është katandisur kaq keq sa edhe propanganda e ndryshkur 3D që e ka mbajtur në këmbë këto vite, e tradhëtoi sot.
Fiks, ai sfondi i zi i ekranit të fikur që nuk i ndezej gebelsjanit rilindas, është i vetmi premtim i mbajtur për Shkodrën.
Është turpi dhe faqja e zezë e këtij vendi!
#Me25PrillpërFitorenHistorike

Artikulli paraprakRAMA SQARON THIRRJEN PËR BASHËN: ME TË GATI TË BASHKËPUNOJ, POR ME SALIUN E ILIRIN JO. ATA PO E MBAJNË PENG PD
Artikulli tjetërKANDIDATI I PD SHKODËR, BARDH SPAHIA: IK O EDVIN SE JE BËRË PËR GJYNAH!