
Situata epidemiologjike në Shkodër sa i përket fruthit paraqitet e qetë. Sipas shefes së epidemiologjisë pranë njësisë vendore të kujdesit shëndetësor Dhurata Hysa, deri më tani nuk është rregjistruar asnjë rast me këtë sëmundje në qytet, ndërsa edhe rastet e dyshuara kanë rezultuar negative.
Shefja e epidemiologjisë në Shkodër ka theksuar rëndësine e vaksinimit, si masa më efektive për të mbrojtur fëmijët dhe komunitetin nga fruthi.
Gjatë hetimit epidemiologjik, është vënë re një shpërthim i rasteve, ndërsa 1 rast është regjistruar në Vaun e Dejës. Ekspertët këshillojnë qytetarët të jenë të vëmendshëm ndaj simptomave dhe të ndjekin këshillat mjekësore për të shmangur rrezikun e përhapjes së sëmundjes veçanërisht nëse ka kontakte me zona ku fruthi është i pranishëm.