
Permes nje statusi ne “Facebook”, kryetari i bashkise Shkoder, Benet Beci ka sqaruar situaten e krijuar prej oresh si shkak i mungeses se furnizimit me energji elektrike dhe uje te pijshem te abonenteve shkodrane.
“Për shkak të temperaturave ekstreme, ka ndodhur një avari në linjën 110 kV të furnizimit me energji elektrike, e cila furnizon nënstacionet e qytetit të Shkodrës.
Grupet e punës kanë bërë të mundur rikthimin e furnizimit me energji në nënstacionet dhe po monitorojnë në vijimësi situatën, me qëllim parandalimin e ndërprerjeve të mëtejshme në qytet.
Ndërkohë, si pasojë e temperaturave të larta gjatë mesditës, është shfaqur një vatër zjarri në zonën e Oblikës, e cila po mbahet nën kontroll nga forcat zjarrfikëse, pavarësisht erës që favorizon përhapjen e flakëve. Ekipet zjarrfikëse vijojnë të jenë në terren për menaxhimin e çdo situate dhe janë në koordinim të ngushtë me Agjencinë Kombëtare të Mbrojtjes Civile.” – shkruan Beci.






