Në mënyrë simbolike, flamuri shqiptar është ngritur në sheshin pranë bashkisë Shkodër në përkujtim të 103-vjetorit të shpalljes së pavarësisë, datës më historike të shqiptarëve.

Kryetarja e bashkisë Voltana Ademi tha se është emocioni është sublim në këtë 28 nëntor. Kryebashkiakja Ademi tha se dita e pavarësisë shërben për përbashkimin e mbarë shqiptarëve. Në ceremoninë e ngritjes së flamurit që u shoqërua nga bandat e qytetit morën pjesë jo vetëm drejtues vendor por edhe deputetët, drejtues të partive politike, komuniteteve fetare ashtu siç edhe qytetarë të thjeshtë të Shkodrës.