Shkodra do të bëhej qyteti i parë në Shqipëri ku një bust i diktatorit Enver Hoxha do të rrëzohej. 13 dhjetori i 1990-ës ishte dita kur një grup shkodranësh mposhtën frikën e kohës dhe e rrëzuan bustin.

Sot pas 25 vitesh, lëvizja e 13-dhjetorit vendosi kurora me lule në lapidarian përballë Bashkisë Shkodër. Kurora me lule janë vendosur edhe tek dëshmorët e 2 prillit ndërsa dëshmitarët thonë se ishte vështirë por nuk kishin frikë. Gjatë ceremonisë që u zhvillua në përkujtim të 13 dhjetorit 1990, janë risjellë në vemendje ato momente të vështira që kontribuan për të sjellë demokracinë në Shqipëri.

Artikulli paraprakDËSHMITARËT E 13 DHJETORIT: S’ËSHTË KJO DEMOKRACIA QË DESHËM
Artikulli tjetërSHKODËR, PËRFSHIHET NGA FLAKËT NJË NDËRTESË NË KATIN E DYTË