Qyteti i Shkodres ka perkujtuar 14 janarin e vitit 1990, kete date te shenuar e cila i dha hov levizjeve antikomuniste ne vend, ne ate tdate ku qytetare te shkodres, nxenes dhe studente do te rrezonin, bustin e stalinit te vendosur ne qender te qytetit te shkodres.

Te pranishem ne kete aktivitet perkujtimor, kane qene drejtues te larte te partise Demokratike, si dhe drejtues te Bashkise Shkoder dhe Shoqates te perndjekurve politike . Gjate ketij aktiviteti theksi eshte vendosur tek rendesia e kesaj date per demokratizimin e vendit. Plot 26 vjet më parë, në paraditen e datës 14 janar të vitit 1990, me mijra banorë të qytetit të Shkodrës u grumbulluan në qëndër të qytetit dhe për disa orë me rradhë zhvilluan një tubim proteste në heshtje, i cili synonte rrëzimin e monumentit të Stalinit që ndodhej në një nga lulishtet e shesheve kryesore të atij qyteti. Ajo demostratë masive e cila shënonte dhe protestën e parë antikomuniste pas më shumë se gjysëm shekulli të sundimit të regjimit të Enver Hoxhës, bëri bujë të madhe brenda e jashtë vëndit duke u komentuar edhe nga shumë stacione të huaja televizive nga më prestigjozët si ROJTER, RAI, BBC dhe Zëri i Amerikës. Po kushtu ajo demostratë e 14 janarit të vitit 1990, tundi nga themelet udhëheqjen e lartë komuniste të Shqipërisë dhe personalisht Ramiz Alinë, i cili ia faturoi atë shërbimeve të huaja dhe kryesisht UDB jugosllave.