
Shkodra po përjeton ditë përvëluese, me temperatuara që arrijnë mbi 40 gradë Celsius. Vala e të nxehtit ka përfshirë të gjithë vendin, duke krijuar vështirësi për qytetarët. Rrugët në orët e mesditës janë pothuajse të zbrazuar, ndërsa qytetarët shmangin daljet me përjashtim të rasteve të domosdoshme. Më të prekur nga temperatuart ekstreme janë të moshuarit, fëmijët dhe të sëmurët kronikë. Të moshuarit tregojnë se po përpiqen të përballojnë të nxehtin në mënyra të ndryshme.
Mjekët apelojnë për kujdes maksimal, duke këshilluar që të shmangin daljet gjatë orëve 11;00 deri në orën 17, të konsumohen sa më shumë lëngje dhe të shmangen ambientet e mbyllura pa ventilim. Ndërkohë, sipas parashikimeve të meterologëve vala e të nxehteit do të vijojë edhe në ditët në vazhdim.






