
Qarku I Shkodrës ka pësuar një rënie të ndjeshme të popullsisë në dy vitet e fundit, duke humbur afërsisht 5000 banorë, sipas të dhënave paraprake të publikuara nga Instat në kuadër të Censit kombëtar të popullsisë. Qytetarët shkodran e pohojnë këtë realitet të trishtë. Ata thonë se të gjithë fëmijët e tyre janë larguar jashtë vendit. Pagat e uleta, mungesa e vendeve të punës dhe pasiguria për të ardhmen janë disa nga arsyet që sipas tyre I shtyjnë të rinjtë të largogen.
Rënia mbi 3% e popullsisë krahasuar me të dhënat e mëparshme të vitit 2023 përfaqëson tkurrjen më të madhe në veri të vendit. Shkodra nuk është e vetmja që po përballet me këtë fenomen. Me përjashtim të Tiranës, e cila vijon të jetë qendra e gravitetit të emigrimit të bendëhmë, në të gjitha qarqet e tjera të popullsia ka rënë.