I gjithë territori i Bashkisë Shkodër, duke vazhduar edhe përtej edhe në rang qarku, tashmë prej kohësh shikohet si një pikë mjaft strategjike për zhvillimin e turizmit.

Edhe pse tashmë janë evidentuar pikat kryesore ku turistët kanë interesin maksimal, ka zona të tjera në Shkodër që premtojnë turizëm mbreslënës, por që deri më tani ka munguar reklamimi, por që në vitet në vazhdim pritet të jenë një hapësirë mjaft fitimprurëse tuiristike. Sipas drejtorit të turizmit pranë Bashkisë Shkodër, Gentian Mema, gryka e lumit Kir, e cila vazhdon me Prekalin e përtej tij premton turizëm, megjithatë duhet investuar në infrastrukturë. I tillë është edhe Drishti.  Dajçi dhe Guri i Zi kanë gjithashtu elementët e duhur për të patur një turizëm mjaft interesant.  Natyra i ka falur Bashkisë Shkodër një territory tejet atraktiv, i cili premton turizëm të jashtëzakonshëm malor dhe jo vetëm.

Pikë kryesore është padyshim Thethi, megjithatë edhe vende të tjera janë premtuese për zhvillimin e turizmit, në mënyrë që Shkodra të kthehet njëri ndër destinacionet më të zhvilluara të turizmit në Shqipëri.

Artikulli paraprakRREGULLOHEN TUALETET, NUK VIHEN NE FUNKSION
Artikulli tjetërANALIZA VJETORE E ZJARREFIKESEVE