Prej 10 orësh qyteti i Shkodrës mbeti pa ujë të pijshëm si shkak i një defekti në stacionin e pompave në Dobraç. Drejtori i ndërmarrjes së ujësjellës kanalizime Mark Molla u shpreh se luhatjet nga tensioni nga OST dhe OSHEE bënë që disa panele të dëmtohen. Që në orët e para të mëngjesit nisi puna për riparimin e këtij defekti.

Drejtori i ujësjellësit Molla i bën thirrje OST dhe OSHEE që të marrin masa sa i përket luhatjes së tensionit sepse dëmet në panelet e ujësjellësit janë të herë pas hershme.

Pas ndërhyrjes së punonjësve të ndërmarrjes së ujësjellës kanalizime pas 10 orësh defekti u arrit që të riparohet dhe tashmë ka nisur furnizimi me ujë të pijshëm i mijë banorëve të qytetit të Shkodrës.