
Këto janë mbrëmjet e verës në Shkodër. Rrugët, sheshet dhe lokalet janë të mbushura me turistë nga vende të ndryshme të botës, të cilët janë bërë pjesë e atmosferës së qytetit.
Vizitorët vlerësojnë mbi të gjitha mikpritjen karakteristike shkodrane, gatimet tradicionale dhe pasuritë natyrore që ofron rajoni, nga Thethi dhe Lumi i Shalës, te Liqeni i Shkodrës, Buna dhe Velipoja. Për shumë prej tyre, Shkodra është një destinacion që kombinon natyrën, kulturën dhe traditën në një përvojë të vetme.
Interesi në rritje pasqyrohet edhe në statistika. Sipas të dhënave të AirDNA, Shkodra ka regjistruar rritjen më të lartë të normës së prenotimeve në tregun e akomodimit afatshkurtër, ndërsa Bashkia Shkodër raporton një rritje prej 25% të numrit të vizitorëve krahasuar me vitin 2025.Shkodra po shndërrohet gjithnjë e më shumë në një destinacion që nuk vizitohet vetëm, por që përjetohet dhe rekomandohet.






