Shkodra vijon të jetë e përmbytur. Mëngjesin e kësaj të shtune raportohet për rreth 3 mijë hektarë tokë nën ujë në Njësinë Administrative Dajç dhe Bërdicë.

Po ashtu janë 69 shtëpi në ujë dhe ka vështirësi të mëdha në qarkullim.

Situata e përmbytjeve në Nj.A.Dajç, datë 13.02.2021

Hidrometri shënon 6.80 cm.
❌1900 ha tokë bujqësore e përmbytur (fshatrat Darragjat, Shirq ,Mushan, Suka-Dajç, Belaj, Rrushkull, Samrish i Ri, Pentar-zona fushore.
❌ Rrugë të bllokuara Darragjat, Shirq, vendi i quajtur Urrelat e Shirqit lartësie e ujit arrin 150 cm në rrugë.
❌ Shtëpi të përmbytura 9
❌ Prezencë uji në oborre 131 shtëpi, Shirq 70, Mushan 10, Darragjat 11, Belaj 30, Rrushkull 1, Suka 9.
❌ Është bërë e pamundur lëvizja me vetura në lagjen Mazija- Suka Dajç.
❌ Është e pakalueshme rruga Belaj- Pentar, vetëm me mjete të larta të ushtrisë kalohet.
❌ Rruga kryesore e Darragjatit kalohet vetëm me mjete të tonazhit të lartë.
❌ Rruga kryesore Dajç është vështirësuar jashtëzakonist lëvizja me vetura, në drejtimin Dajç rruga nacione Shkodër- Velipojë.
❌ Kërkohet që të lihet në dispozicion një mjet ushtrie për komunikimin e banorëve me rrugën kryesore.

✅ Makina e Ushtrisë në gatishmëri ora 07:45- 16:00 tek Dispeçeri Mushan.
✅ SPZ e zonës në gatishmëri .
✅ Qendrat shendetësore në gatishmëri
✅ Energji elektrike kemi, ndërprerje të hërëpashershme.
❌ Në disa toka bujqësore lartësia e ujit arrin 2m.
❌ Nevoja për bazë ushqimore për gjënë e gjallë është e madhe.

Situata e përmbytjeve në Nj.A. Berdicë vazhdon të jetë e njëjtë si një ditë më parë:

❌1200 ha tokë bujqësore e përmbytur në fshatrat Trush- Berdicë e Madhe, Berdicë e Mesme, Berdicë e Sipërme.
❌ Janë rreth 50 shtëpi banimi të rrethuara nga uji (kryesisht në fshatin Trush).
❌ Janë 5 shtëpi në fshatin Berdicë e Mesme dhe Berdicë e Madhe.
❌ Prezencë uji ka në lagjen Maksuti ,Qokthi ,Tula ,Xhurreta dhe tek rruga e Bostanishtes (e pakalueshme me vetura).