Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu deklaroi se spitali rajonal i Shkodrës do shërbejë si spital COVID bashkë me disa spitale të tjera rajonale. Por kreu i sindikatës së shëndetësisë në Shkodër Paolo Kaceri deklaron se në fakt deri më tani spitali i Shkodrës ka trajtuar persona me COVID dhe nuk është gjë e re.

Nga ana tjetër Kaceri thotë se përpara se të merret ky vendim nga qeveria duhen siguruar kushtet në spitalet rajonale për pacientët me COVID dhe mjekët e infermierët.

Fakti që spitali rajonal i Shkodrës do ketë funksionin e një spitalli COVID me vendim qeverie kjo bën që fluksi i pacientëve të infektuar të shtohet gjë e cila duhet shoqëruar edhe më përmirësim të kushteve.

Trumpetimin e rritjes së pagave për mjekët dhe infermierët Kaceri e quan një tallje të qeverisë.

Pas deklarimit të ministres së shëndetësisë se spitali rajonal i Shkodrës do kthehet në spital COVID tashmë duhet pritur nëse do të ketë personel shtesë dhe kushte të përmirësuara.