
Shkodra po përjeton një sezon turistik me tregues pozitivë, ku çdo ditë e më shumë vizitorë vendas dhe të huaj zgjedhin qytetin dhe zonat përreth për të kaluar pushimet e tyre. Rritja e numrit të netëqëndrimeve dhe fluksi i shtuar i turistëve konfirmojnë trendin pozitiv të zhvillimit të turizmit në territorin e Bashkisë Shkodër.Sipas të dhënave të sektorit të turizmit, netëqëndrimet janë rritur me rreth 15–20% krahasuar me një vit më parë, ndërsa muajt korrik dhe gusht po shfaqin rezultate edhe më premtuese, me një interes të lartë nga vizitorët.
Me një ofertë që bashkon trashëgiminë kulturore, natyrën, gastronominë dhe mikpritjen shkodrane, Shkodra vijon të tërheqë gjithnjë e më shumë turistë, duke e kthyer turizmin në një nga sektorët më dinamikë të zhvillimit të saj.






