Shkodra po shënon një rritje të ndjeshme në sektorin e turizmit dhe ekonominë lokale, duke u cilësuar si një “yll I ri në ngjitje”, sipas një analize të të dhënave mbi qiratë afatshkurtra në platformën Airbnb. Të dhënat tregojnë rritje të numrit të turistëve, të ardhura të kënaqshme dhe një dyfishim të njësive të disponueshme Brenda vetëm një viti. Paralelisht, është vërejtur edhe rritje e numrit të bizneseve aktive, duke e bërë panoramën ekonomike të qytetit më inkurajuese. Këto zhvillime janë ndarë edhe nga Kryetari I Bashkisë Shkodër në rrjetet sociale, I cili thekson se faktet flasin për një trend pozitiv të zhvillimit ekonomik. Sipas tij, Shkodra ka nisur rrugëtimin e saj drejt suksesit dhe ka potencialin për t’u konsoliduar si një destinacion I rëndësishëm turistik në vend.

Artikulli paraprakVAKSINIMI KUNDËR GRIPIT, 10600 DOZA TË REALIZUARA
Artikulli tjetërPREZANTOHET LIBRI ME POEZI “SOFRABEZ I PASHKUNDUN”.