Rrugët e qytetit të Shkodrës kanë nisur të zbukurohen me flamuj kombëtarë, në prag të festave kombëtare të 28 dhe 29 Nëntorit.Në pedonalen përpara bashkisë së Shkodrës dhe në atë “Kolë Idromeno” dekorimet festive si flamuj dhe banera kanë mbushur rrugët dhe sheshet.Drejtoria e Shërbimeve Publike pranë Bashkisë Shkodër, edhe për këtë 107 vjetor të pavarësisë së Shqipërisë dhe 75 vjetorit të çlirimit,

do të zbukurojë të gjithë gjatësinë e kësaj rruge me flamuj kuq e zi dhe banera që kujtojnë ardhjen e festave kombëtare.Një fond i veçantë është lënë mënjanë për dekorimin festiv, i cili do të qëndroj deri në fund të muajit nëntor. Zbukurimet për festat kombëtare të nëntorit janë kthyer tashmë në traditë në qytetin e Shkodrës dhe do të vendosen edhe në rrugë të tjera.

Në kuadër të festave të nëntorit, bashkia do të organizojë “Javën e Pavarësisë”, ku do të organizohen një sërë aktivitetesh “Fjala Artistike”, ekspozita “Salloni i Vjeshtës”, koncerti me këngë e valle “Festojmë për Pavarësinë”, dhe parada në qytet e orkestrës frymore të bashkisë Shkodër.

Dekorimet për festat kombëtare të Nëntorit janë kthyer tashmë në traditë në qytetin e Shkodrës dhe do të vendosen edhe në rrugë të tjera.