Qytetarët shkodranë këtë vit kanë zgjedhur të festojnë festat e fundvitit në qytetin e tyre. Ata shprehen se kanë preferuar të qëndrojnë në Shqipëri, pranë familjes dhe të afërmve, duke e kaluar këtë periudhë festive në një ambient të ngrohtë dhe familjar. Sipas tyre, atmosfera festive dhe zbukurimet e veçanta që e kanë veshur Shkodrën me ngjyrat e fundvitit kanë qenë një nga arsyet kryesore pse qyteti është kthyer në zgjedhjen kryesore për këto festa.
Qyteti i zbukuruar, sheshet plot gjallëri dhe aktivitetet festive kanë bërë që Shkodra të ofrojë një atmosferë të veçantë, duke tërhequr jo vetëm banorët vendas, por edhe vizitorë nga zona të tjera

Artikulli paraprakMESAZHI I KISHËS ORTODOKSE, AT NIKOLLA PETANI
Artikulli tjetërFESTAT, LARMI AKTIVITETESH NË LEZHË