KARIM BENZEMA RINOVON ME REALIN DERI NË 2019
Shkodran Mustafi do të jetë futbollist i ri Valencias. Mediat spanjole konfirmojnë se drejtuesit e Valencias kanë arritur akordin me të atin e futbollistit, Kujtim Mustafin, i cili është menaxher i tij.

Pritet që kontrata të jetë për pesë vite, ndërsa Mustafi do të ketë mbi 1 milion euro rrogën vjetore, pa llogaritur premiot.  Sipas asaj që thonë mediat spanjole, pasi është arritur akordi ndërmjet klubit dhe futbollistit, drejtuesit e Valencias kishin bisedime të gjata me Sampdorian për të blerë kartonin e kampionit të botës me Gjermaninë. Edhe pse kërkesa e italianëve shkonte mbi 10 milion euro, Valencia do të paguajë pak më shumë se 8 milion euro për të bërë të vetin 22 vjeçarin me prejardhje nga Gostivari. Kjo çështje supozohet të jetë e mbyllur dhe vetëm çështje kohe është kur të dyja klubet do të konfirmojnë lëvizjen. Shkodran Mustafi kështu kalon në një prej kampionateve më të forta evopiane, pas aventurës në Itali me Sampdorian dhe asaj në Angli me Evertonin. Karim Benzema do të luajë me Realin deri në vitin 2019. Klubi madrilen ka komunikuar se sulmuesi francez do të luajë me “los blancos” për pesë sezonet e ardhshme. Kontrata e mëparshme e tij skadonte në qershor të vitit 2015. Karim Benzema renditet i 16 në listën e golashënuesve më të mirë në historinë e Realit. Francezi ka shënuar 111 gola në 235 ndeshje. Gjithashtu, është francezi me më shumë ndeshje me fanelën e Realit. Futbollistit i është përmirësuar paga e tij prej 4.5 milionë eurosh, por nuk bëhet e ditur sa do të fitojë me kontratën e re. Karim Benzema është i vetmi qendërsulmues në skuadrën e Realit pas largimeve të Gonzalo Higuainit sezonin e kaluar dhe Alvaro Moratës këtë vit.

 

 

 

[iframe width=”640″ height=”360″ src=”//www.youtube.com/embed/gMhcTFsA-rg?feature=player_detailpage” frameborder=”0″ allowfullscreen ]