Kjo grua shkodrane e cila në vitet 90′ dërgoi djalin e saj me gomone drejt Italisë në emigrim thotë se shqiptarët duhet të mirëpresin afganët.

Një tjetër qytetar i cili ka në emigrim dy fëmijët e tij shprehet se shqiptarët duhet që t’i hapin dyert afganëve në këtë situatë të vështirë që ata ndodhen.

Strehimin e afganëve në Shqipëri qytetarët e Shkodrës e shohin si një vepër humane ndaj këtyre personave në nevojë. Shkodranët mendojnë se afganët që kanë ardhur dhe që pritet të vijnë nuk do krijojnë asnjë problem.

Fillmisht u përfol se edhe Shkodra mund të jetë një prej qyteteve që mund të strehojë afganët që po ikin nga pushtimi taleban dhe ai regjim i egër por deri më tani nuk ka asgjë të konfirmuar.