Me flamuj dhe thirrje “Rama ik”, shkodranët i kanë prerë rrugën liderit demokrat Lulzim Basha.

Qytetarët rrethuan liderin e PD dhe të gjithë bashkë ngritën lart dy gishtat.

Basha është pritur në të njëjtën formë edhe në disa qytete të tjera të vendit.

Kujtojmë këtu pritjen që iu bë në Kavajë, Elbasan, por edhe në qytetin e Lezhës.