Një pjesë e mirë e qytetarëve të Shkodrës vitin e ri që sapo ka nisur e mendojnë se do të jetë ndryshe për ta dhe me zhvillime pozitive.

Shkodranët shprehen se kryesisht në aspektin personal të tyre por edhe në zhvillimet politike në qytetin e tyre por edhe për Shqipërinë presin dhe shpresojnë që situata të jetë më e mirë se nga viti që lamë pas. Shumë prej tyre sapo kanë lënë një vit të vështirë dhe tashmë në 2016-ën presin më shumë pozitivitet. Edhe pse më të paktë, ka edhe nga ata qytetarë të cilët mendojnë se asgjë nuk do ndryshojë jo vetëm për Shkodrën por edhe Shqipërinë duke thënë me pesimizin se do jetë e njëjta situatë me kushte të vështirë dhe ekonomi të dobët. Shkodra është një prej qyteteve me papunësinë më të madhe në Shqipëri dhe kështu vijon të jetë prej vitesh. Edhe pse është një sfidë e vështirë, shkodranët kryesisht nga politika nuk presin gjë tjetër veçse rritjen e numrit të të punësuarve dhe një gjendje më të mirë në familjet e tyre.