Ermal Dragusha, është djali nga Shkodra I cili u shpall fitues I vendit të tretë në Kampionatin Ndërkombëtar të nëntë të Shigjetarisë, të zhvilluar në datat 16-17 maj në Maqedoninë e Veriut. Drejtori I “Yunus Emre”Zafer Kayici I akordoi çekun prej 500 euro fituesit të vendit të tretë Ermal Dragusha ndërsa thotë se nisur nga interesi I qytetarëve për këtë sport të ri, instituti ka hapur kurset e shigjetarisë për fëmijët.

– Fale bashkëpunimit me Fondacionin e Shjigjetarisë mundësuam trajnimin intensive të kursantëve në kursin e shigjetarisë tradicionale turke, në kuadër të projektit të titulluar “Kemankesh”.

Në këtë fazë morën pjesë rreth 100 sportistë nga rajoni I Ballkanit dhe 14 më të mirët, të cilët u cilësuan si shigjetarë të suksesshëm morën pjesë edhe në kampionatin “Fetih” që u zhvillua në Stamboll. Ky kurs u pa me shumë interes nga qytetarët shkodranë, ndaj ne mundësuam hapjen e kursit të shigjetarisë për fëmijët

Ermal Dragusha, fituesi I vendit të tretë thotë se pjesëmarrja në këtë kampionat ishte shumë e rëndësishme për të ndërsa shton se për të qenë I barabartë me konkurentët e tjerë iu desh të stërvitej intensivisht për 4 javë.

Ndërkohë, një nga konkurentet që u vlerësua si shigjetare e suksesshme, Mirza Ivziku thotë se do të vazhdojë ta praktikojë shigjetarinë.

Në konkursin e zhvilluar në teqenë “Harabati Baba” të Tetovës, morën pjesë rreth 100 sportistë nga Maqedonia e Veriut, Shqipëria, Kosova por jo vetëm.

Artikulli paraprakNUK DO TË JETË NË KUVEND NË SHTATOR, MIMI KODHELI EMOCIONON ME FJALIMIN
Artikulli tjetërSHKODËR, MINISTRI ÇUÇI: KONTROLLE ME DRON TERRITORIT