Kohët e fundit kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka zhvilluar komunikimin virtual me qytetarët shqiptarë ku jo pak herë ka kthyer përgjigje (me ironi) për pyetjet që ata bëjnë.

Edhe një i ri nga Shkodra i është drejtuar kryeministrit në lidhje me mosdhënien e dëmshpërblimeve për banorët e përmbytur të Nënshkodrës në vitet 2010-2011.

Kryeministri Rama nuk ka ngurruar aspak për t’u përgjigjur, duke e “shfajësuar” veten dhe qeverinë e tij në lidhje me këtë çështje.

I riu: Pse e dëmshpërbleve të gjithë Shqipërinë dhe Shkodrën nuk e dëmshpërbleve? Apo ndoshta është ndonjë inat i vjetër me Shkodrën?

Rama: S’ka lidhje me inatet ajo punë, po Shkodrën e kemi dëmshpërblyer përmes OSHEE-së dhe për pjesën e mbetur s’na kanë lënë dokumenatacion të saktë paraardhësit që e donin aq shumë Shkodrën. Gëzuar 😀 !

/ Star Plus TV /