
Forumi Rinor Eurosocialist i Shkodrës ka ndërmarrë një aksion duke pastruar disa vende të ndryshme në plazhin e Velipojës.
Të rinjtë e FRESSH Shkodër përveç pastrimit të plazhit kërkuan që të japin edhe një mesazh sensibilizues për pjesën tjetër të shoqërisë që të mos ndotin ambjentin. Po ashtu kreu i FRESSH Shkodër Erjon Metushi bëri një thirrje edhe për të rinjtë e tjerë
Plazhi i Velipojës në disa zona të ndryshme vazhdon që të ketë probleme me ndotjen ndërsa gradualisht ka nisur që gjatë fundjavave plazhi atje të frekuentohet duke shfrytëzuar ditët me diell.






