Ndryshimet e bëra në kodin penal të familjes kanë bërë që të rritet numri i dhunuesve që kërkojnë ndihmë në Zyrën e Djemve dhe Burrave Shkodër. Fatjon Taipi psikologu i ZDB shprehet se rritja e këtij numri është për shkak të ndërgjegjësimit të dhunuesve por për shkak të përmirësimit të ligjit.

Vetëm për vitin 2021 në total pranë kësaj zyre janë shënuar 53 raste të burrave dhe djemve që kanë kërkuar të trajtohen në këtë zyrë.

Përmes shërbimeve që ZDB ofron dhunuesi ka mundësi të njoh më mirë veten e tij dhe arrij të krijoj harmonin e munguar në famije.

Përveç shërbimeve Zyra për Djem dhe Burra zhvillon aktivitete dhe trajnime të ndryshme edhe në shkollat e qytetit që të jetë në kontakt me të rinjtë për t’i mësuar dhe edukuar me fenomenin e dhunës në familje.

SHKARKO TANI
Artikulli paraprakSHKODËR, SHFAQJA “ANMIKU NË SHTËPI” E TEATRIT “MIGJENI”
Artikulli tjetër“KËSHILLI NUK TRAJTOI PROBLEMIN THEMELOR”, REAGON GRUPI ‘PËR PD’: PRISNIM DORËHEQJEN E KRYETARIT BASHA